Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Groenen, ish-xhudistja që e dërgoi Holandën në finale të Botërorit

Storia e Jackie Groenen duket si një përrallë që dëshmon se çdo gjë mund të ndodhë nëse beson në ëndrrat e tua.

Si një ish-kampione nacionale për të reja në xhudo dhe një talente premtuese në futboll, Groenen u detyrua të zgjidhte mes dy sporteve të pëlqyera të saj, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo u përcaktua për futboll dhe po del se vendimi i saj nuk ishte i gabuar.

Është korrekte të thuhet se mesfushorja Groenen nuk është një golashënuese e spikatur. Në fakt, 24-vjeçarja kishte shënuar vetëm dy gola në 52 ndeshjet e mëhershme me përfaqësuese dhe nuk kishte gjuajtur asnjëherë në portë në Botërorin "Franca 2019" para përballjes gjysmëfinale të së mërkurës mbrëma kundër Suedisë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)