Sport

Gripshi insiston se Ballkani është gati

Mesfushori Nazmi Gripshi ka insistuar se Ballkani është gati për duelin me kampionin e Ishujve Faroe, Klaksvikun në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshjen e parë të këtij raundi, Ballkani e luan të enjten (20:00) në Prishtinë.

Gripshi ka thënë se të gjithë te Ballkani janë optimistë për ta dhënë maksimumin dhe për ta fituar këtë përballje.

“Mendoj se jemi gati dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Po ashtu, kemi disa ndeshje që po i luajmë dhe mund të them se të gjithë jemi optimistë për këtë ndeshje. Do ta japim maksimumin dhe besoj që do të bëjmë një paraqitje dinjitoze, pasi vetëm Ballkani është tani përfaqësues i Kosovës në Evropë. Duhet t’i shfrytëzojmë rastet që do t’i kemi për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Gripshi.