Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grezda dy gola e një asistim ndaj Motherwellit

Eros Grezda e ka nisur nga minuta e parë sfidën që skuadra e tij Rangers luajti ndaj Motherwell në kampionatin skocez dhe besimin e trajnerit Steven Gerrard e shpërbleu më së miri.

Në fitoren e thellë 7-1, sulmuesi nga Gjakova shënoi dy golat e fundit dhe asistoi në golin e katërt.

Skuadra e Rangers dominoi tërësisht sfidën, ndërsa futbollisti i kombëtares shqiptare tregoi se ka lënë përfundimisht pas dëmtimin dhe zhvilloi një 90-minutësh perfekt, duke luajtur si sulmues i djathtë, transmeton TCH.

Këto janë golat e parë për Grezdën te skuadra skoceze që prej transferimit atje në fundin e afatit kalimtar të verës, pasi deri tani kishte luajtur pak për shkak të dëmtimit.