Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gresild Lika huazohet te Arbëria

Arbëria ka arritur marrëveshjen për transferimin e Gresild Likës në formë huazimi nga ekipi Bylis Ballsh.

Këtë e kanë bërë të ditur në rrjetin social Facebook ku thonë se 23-vjeçari do i bashkohet skuadrën për stinorin pranverë-verë 2020/21, në një periudhë gjashtë mujore.

Lika luan në pozicionin e sulmuesit të krahut.

“Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese”, thuhet në njoftimin e Arbërisë.