Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Greenberg synon fitore që të mbajë Kosovën në lojë

Fotografia e përbërjes së vitit të kaluar të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll ka mbetur prapa Brad Greenbergut, kur ai ka pozuar, pak kohë pasi që u prezantua si përzgjedhës i ri i Kosovës në basketboll.

Atë përbërje Greenberg është i vendosur ta lërë prapa edhe sa u takon rezultateve. Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll vjet debutoi në skenën ndërkombëtare, ndërsa i humbi të gjitha gjashtë ndeshjet e luajtura në kuadër të eliminatoreve për “Eurobasket 2017”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gusht Kosova do të luajë ndeshjet e radhës, ndërsa në vend të Arben Krasniqit, urdhra e këshilla nga stoli do të japë amerikani me përvojë, Greenberg. Marrëveshja me të është arritur më herët gjatë javës, ndërsa të dielën është firmosur zyrtarisht. Greenberg është prezantuar para Bordit të FBK-së e më pas edhe para gazetarëve.

“Qëllimi ynë është të fitojmë ndeshjet. Nuk mund të them se sa ndeshje do t'i fitojmë, por mund të them se qëllimi ynë është t'i fitojmë ndeshjet dhe të kualifikohemi”, ka thënë Greenberg në konferencë për shtyp... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.