Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grealish: Për këtë punon gjithë jetën

Shumë emocional në deklarimin pas ndeshjes ishte mesfushori i Cityt, Jack Grealish.

City fitoi Ligën e Kampionëve të shtunën duke mposhtur Interin në finale 1:0.

Është hera e parë që City bëhet kampion i Evropës.

“Për këtë punon gjithë jetë. Jam shumë i lumtur. Të fitosh tripletën me këtë grup lojtarësh është shumë speciale. Të gjithë që më njohin e dinë se sa shumë e dua futbollin. Dhe për këtë kam punuar gjithë jetën. Të shoh familjen time në tribuna më bënë shumë emocional. Sapo i thash trajnerit se dua ta falenderojë. Ai ka besuar shumë tek unë. Ai është gjeni”, ka thënë Grealish.