Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Granada ka avantazhin ndaj Mallorcas dhe Cadizit

Luftë mes tri skuadrave për mbetje në elitën e futbollit të Spanjës do të ketë të dielën, pasi Granada, Mallorca dhe Cadizi kërkojnë të mbeten në La Liga, kurse diferenca e pikëve mes tyre është vetëm një.

Granada e ka avantazhin para ndeshjes së fundit, pasi ka një pikë më shumë se Mallorca dhe Cadizi. Kjo do të thotë se trajneri Aitor Karanka ka nevojë vetëm për fitore ndaj Espanyolit të vendit të 13-të.

Granada e ka humbur vetëm një në pesë ndeshje, qëkur Karanka u emërua trajner në muajin prill.

Por, çfarëdo rrëshqitje në “Nuevo Mirandilla” do të hapte rrugë për Mallorcan, që luan në udhëtim tek Osasuna e vendit të nëntë dhe po ashtu Cadizin, që udhëton te skuadra e rënë nga liga tashmë, Alavesi. Levante po ashtu ka zbritur një rang më poshtë në futbollin spanjoll.

Mallorca dukej si skuadër e rënë nga liga kur barazonte 1:1 me Rayo Vallecanon në vikendin e kaluar, por goli i fitores në minutën e 90-të nga Abdon Prats ia siguroi fitoren skuadrës së tij, që mund të jetë vendimtare.

Edhe Kapitulli i radhës në garën për titull në La Liga Futboll Kapitulli i radhës në garën për titull në La Liga

Cadizi nga ana tjetër mori një pikë në shtëpi kundër Real Madridit me ndryshime në skuadër në vikendin e kaluar, por ka mundur të marrë më shumë. Alvaro Negredo humbi penallti në pjesën e dytë.

Shumica e vendeve në krye të tabelës tashmë janë të sigurta. Fituesi i titullit, Real Madridi, po i pushon lojtarët para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit më 28 maj.

Barcelona, e cila e mbyll kampionatin në shtëpi kundër Villarrealit, ka mbetur shumë prapa liderit të ligës, ndërsa Atletico Madridi dhe Sevilla kanë siguruar kalimin në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër, ani pse nuk dihet ende se kush do të përfundojë në vendin e tretë dhe të katërt.

Atletico luan në udhëtim te Real Sociedadi dhe ka një pikë më shumë se Sevilla, që ballafaqohet me Athletic Bilbaon.

Edhe Pikët të domosdoshme për Barçën, Realin e Atleticon Futboll Pikët të domosdoshme për Barçën, Realin e Atleticon

Real Sociedadi dhe Betisi kanë siguruar kalimin në Ligën e Evropës, por Villarreali në vendin e shtatë dhe Bilbao në të tetin, po luftojnë për vend që dërgon në Ligën e Konferencës.

Athletic Bilbao ka një pikë më pak se Villarreali i vendit të shtatë. I duhet fitorja në “Ramon Sanchez Pizjuan”, me shpresën që skuadra e Unai Emeryt të dështojë në “Camp Nou”.