Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli që ngjalli dyshime për kurdisje në Kolumbi

Autoritetet kolumbiane të futbollit kanë kërkuar një hetim për rrethanat e dyshimta që përfundoi një ndeshje deçizive për promovim.

Llaneros po përballej me Union Magdalenan në shtëpi dhe ishte në avantazh prej 1:0 deri në minutën e 95-të.

Por mysafirët ia dolën të realizonin dy gola brenda pak sekondave dhe të siguronin ngjitjen në Superligën kolumbiane.

Videoja e golit të dytë tregon se lojtarët e Llanerosit i lejuan futbollistët kundërshtar të shënojnë.

Megjithatë, pasi videoja u bë virale, shoqata e futbollistëve kolumbian ka bërë thirrje për një hetim mbi ngjarjet.

Edhe S’ka gol as në vazhdimin e parë Botërori 2026 S’ka gol as në vazhdimin e parë

Për këtë reagoi i turpëruar përmes Twitterit edhe futbollisti i Juventusit, Juan Cuadrado.