Sport

Goli i Rashfordit i jep fitoren Anglisë

Përfaqësuesja e Anglisë ka fituar në miqësoren ndaj Rumanisë me rezultatin 1:0.

Ishte goli i Marcus Rashford nga pika e bardhë në minutën e 68-të që i solli fitoren Anglisë.

Anglia dominoi në të gjitha aspektet, por nuk arriti të shënonte më shumë se një gol në këtë përballje.

Në minutën e 78-të Jordan Henderson dështoi nga pika e bardhë.

Për Anglinë kjo ishte ndeshja e fundit para “Euro 2020”.