Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Olmos, i 100-ti i Spanjës në Botëror

Dani Olmo e shënoi golin e 100-të të Spanjës në Kupë të Botës. Olmo realizoi për 1:0 në ndeshjen ndaj Kosta Rikës.

“La Roja” e kaloi shifrën e 100 golave në Botëror, pasi për 2:0 u përkujdes Marco Asensio.

Spanja bëhet skuadra e gjashtë që e arrin shifrën e 100 e më shumë golave.

Në këtë statistikë prinë Brazili me 229 gola, Gjermania ka 227, Argjentina 138, Italia 128 dhe Franca ka 124 gola gjithsej.