Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Manajt nuk mjafton

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ka shënuar një gol të hënën mbrëma. Por goli i Manajt nuk ka mjaftuar, pasi ekipi i tij Sivasspori pësoi disfatë në udhëtim nga Fenerbahçe me rezultatin 4:1. Manaj e shënoi golin në minutën e 50-të. Ai kompletoi ndeshjen e javës së 14-të të Superligës turke.

Për 26-vjeçarin ishte goli i pestë në 12 ndeshje. Ai ka edhe tri gola në një ndeshje për Kupë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Feneri është lider me 37 pikë, sa i ka edhe rivali Galatasaray në vendin e dytë. Sivasspori është në vendin e 13-të me 15 pikë.