Serge Gnabry është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes në mes të Chelseat dhe Bayernit. Bayerni fitoi 3:0, ndërsa Gnabry realizoi dy golat e parë.
“Mendoj se kemi bërë shumë presion te Chelsea. I kemi shfrytëzuar rastet shumë mirë dhe kemi krijuar epërsi bindëse. Tre gola na japin besim të madh. Duhet të jemi të gatshëm për ndeshjen e kthimit. Duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Gnabry, përcjell faqja zyrtare e UEFA-s. Ai ka shënuar gjashtë gola në Londër këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndeshjen mes Napolit e Barcelonës (1:1) lojtari më i mirë është zgjedhur Sergio Busquets i Barcelonës.
“Ishte vendim i vështirë, por Busquets ishte më i miri për mua. Me topin në pronësi ai është munduar të mbajë tempon. Pa top, ai ka mbajtur balancën e ekipit”, ka thënë Aitor Karanka, mbikëqyrës teknik i UEFA-s.