Federata e Basketbolli të Kosovës, ka mbajtur klinikën e parë ku gjyqtarët kosovarë janë njoftuar për ndryshimet e rregullave të basketbollit.
Në këtë klinikë ka ligjëruar instruktori i FIBA-së, Gjorgi Piperkov, ku ka njoftuar gjyqtarët për ndryshimet e fundit që janë bërë në basketboll, transmeton KTV.
Ndryshimin e rregullave në basketboll i kanë mirëpritur edhe gjyqtarët kosovarë.
Këta të fundit e kanë cilësuar këtë klinikë si shumë të rëndësishme para fillimit të kampionatit në Kosovë.
Ky seminar do të zgjasë dy ditë, ndërsa gjyqtarët do t’u nënshtrohen testimeve nga njohja e rregullave të basketbollit si dhe FIBA Fitnes Testit.
Artikuj të ngjashëm
-
Seminari në Kosovë shpalos ndryshimet në rregullat e basketbollit
-
Gjyqtarët kosovarë drejtojnë ndeshje evropiane, por jo edhe ndeshjet vendimtare për titull në vend
-
Klubet e basketbollit në Kosovë në telashe me shkëputje të kontratave, FIBA s’ka zgjidhje konkrete
-
FBK-ja udhëzon klubet si duhet të veprojnë pas vendimit të Qeverisë
-
Arrihet marrëveshja, gjyqtarët kosovarë i kthehen Superligës