Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjobë prej 300 eurosh për Ismet Munishin

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është gjobitur me 300 euro nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Ai është dënuar pasi kishte akuzuar gjyqtarët për epilogun e ndeshjes Prishtina – Ballkani dhe për ndikim në disa ndeshje të tjera.

Munishi disa herë këtë edicion ka akuzuar gjyqtarët për ndikim në rezultatin e ndeshjeve.

Ai ka pretenduar se skuadra e Prishtinës po dëmtohet.

Artikuj të ngjashëm