Sport

“Gjithmonë kundër meje”, Ronaldo shan gjyqtarin

Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo i solli Al-Nassrit fitoren ndaj Al Shababit (4:0) në xhiron e katërt të kampionatit saudit, por shpërthimi i tij në fillim të ndeshjes u bë viral.

Me Al-Nassr në avantazh 1:0, Marcelo Brozoviq bëri një krosim nga këndi në minutën e 20-të, dhe Ronaldo pas një kërcimi, shënoi gol me kokë.

Goli u pasua me festimin e famshëm “Siuuuuu”.

VIDEO: 

Mirëpo, festa u prish nga gjyqtari Ismail Elfath, i cili pas rishikimit me VAR, ka parë sesi portugezi ka faulluar kundërshtarin para golit.

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave u nervozua nga vendimi dhe filloi të bërtiste ndaj gjyqtarit.

Fillimisht Ronaldo tha në spanjisht “Bir kur*e” dhe më pas në anglisht drejtuar gjyqtarit: “Gjithmonë kundër meje, gjithmonë kundër meje!”.

VIDEO:

Ai nuk u ndëshkua për këtë. Ronaldo shënoi dy gola dhe asistoi për Sadio Mane.