Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjimshiti është afër rikthimit

Berat Gjimshiti pësoi lëndim të rëndë para afër dy muajsh, por rikthimi i tij në fushë është shumë afër.

Procesi i rehabilitimit të qendërmbrojtësit të Atalantas dhe Shqipërisë është duke shkuar mirë, ka shkruar mediumi “Corriere di Bergamo”.

Gjimshiti lëndoi këmbën në fund të muajit gusht, por mediumi italian ka shkruar të enjten se ai është kthyer në stërvitje me skuadrën në qendrën stërvitore në Zingonia.

29-vjeçari në këtë sezon ka zhvilluar vetëm dy ndeshje.