Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjilani mposht Trepçën ’89, Feronikeli e Liria ndajnë pikët

Derbi i sotëm në Superligën e futbollit të Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës ’89 ka nxjerrë fitues skuadrën gjilanase.

Vendasit u treguan më efikas në këtë përballje duke arkëtuar pikët e plota me fitoren prej 2 me 0, raporton Koha.net.

Ishte mesfushori Gëzim Rusi që shënoi golin e parë në këtë përballje në minutën e 26. Kurse golin e dytë e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 59.

Gjilani në vendin e pestë ka 43 pikë, me po aq pikë sa ka edhe Trepça ’89 në një pozitë më poshtë.

Në ndeshjet tjetër ndërmjet Feronikelit dhe Lirisë nuk pati fitues.

Edhe Gjilani siguron fitoren e parë në Superligë Futboll Gjilani siguron fitoren e parë në Superligë

Në ndeshjen e zhvilluar në Drenas ekipet morën nga një pikë duke barazuar me rezultat 0-0.

Pas këtij barazimi Feronikeli mban vendin e shtatë me 42 pikë, kurse Liria në vendin e katërt ka 44 pikë.