Tifozëritë janë gati dhe thonë se kanë përgatitur koreografi për mbamendje. Gara në tribuna nuk dallon nga ajo në fushë.
Shpesh është edhe më e madhe. Në klubin nikoqir, Gjilani, thonë se do të dalin në shitje rreth 10 mijë bileta, ndonëse pranojnë se kapaciteti i stadiumit është për 7-8 mijë veta. Policia ka takuar zyrtarët dhe tifozët e dy klubeve dhe thotë se është e gatshme për mbajtjen e rendit në këtë derbi të zjarrtë, shkruan sot Koha Ditore.
Ethet e derbit më të madh në Kosovë kanë nisur të shtohen. Ndarja në qytetin e Gjilanit është bërë më e theksuar. Por kjo nuk është diçka e re.
Kështu ndodh sa herë që Gjilani e Drita luajnë kundër njëra-tjetrës.
Tifozëritë janë gati dhe thonë se kanë përgatitur koreografi për mbamendje. Gara në tribuna nuk dallon nga ajo në fushë. Shpesh është edhe më e madhe.
Tribuna qendrore e stadiumit të Gjilanit të dielën do t'u takojë tifozëve të Gjilanit "Skifterave", pasi janë vendas në këtë derbi të xhiros së 18-të të Vala Superligës, ndërkohë tribuna tjetër, më e vogël, do të jetë për tifozët e Dritës, "Intelektualët".
(tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.