Ndeshja Tre Penne – Gjilani do të luhet nesër. Këtë e ka bërë të ditur klubi kosovar i futbollit të enjten pasdite. Në fakt ndeshja e raundit parakualifikues të Ligës së Evropës është dashur të luhet sonte në San Marino. Por është shtyrë për nesër për faktin se një lojtar i Gjilanit doli me koronavirus.
“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të saj do të ritestohen të gjithë futbollistët dhe stafi, pos rastit i cili ka dalë pozitiv në testimin e djeshëm. Për orën dhe detajet e tjera do t’iu njoftojmë në vazhdim”, ka njoftuar Gjilani.
Edhe klubi nga San Marino ka konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet të premten në orën 18:00. Sipas njoftimit të klubit në rrjete sociale, është vendosur që ndeshja të luhet të premten në San Marino Stadium, pas testimit të lojtarëve, menaxhmentit e stafit teknik të Gjilanit dhe nëse rezultatet dalin negative.
-
Te Gjilani të gjithë negativë në COVID-19, sot zhvillohet ndeshja ndaj Tre Pennes
-
Për shkak të koronavirusit anulohet ndeshja Gjilani-Tre Penne
-
Ndeshja Gjilani – Llapi pritet të zhvillohet sipas orarit
-
Gjilanit i duhet ende kohë për ta nisur edicionin, shtyn ndeshjen edhe ndaj Prishtinës
-
Ndeshja e mbetur Prishtina – Gjilani luhet të martën