Derbi më i madh në Kosovë, ai i dy skuadrave të Gjilanit, është gjithnjë arenë për festë futbolli, atmosferë të zjarrtë, për rivalitet të skajshëm dhe shumë shpesh për shprehje të urrejtjes ndaj njëra-tjetrës.
Por, ky që do të luhet sot (17:00), është edhe një "mundësi e artë" për tifozët e skuadrës së Gjilanit - "Skifterat". Ata duan të fundosin vet, me dorën e tyre skuadrën rivale, Dritën, duke e mposhtur në kryendeshjen e javës së 32-të, të parafundit të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Gjilani ka siguruar mbetjen në elitë për sezonin tjetër, ndërkohë Drita po lufton dhe ka pak gjasa që këtë ta bëjë pa ndeshjen shtesë të barazhit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.