Dirk Nowitzki ka marrë shumë shpërblime e mirënjohje gjatë karrierës së jashtëzakonshme në basketboll. Një nderim i veçantë yllit të madh i është bërë edhe të enjten mbrëma në ditën e parë të Eurobasket.
Federata e Basketbollit e Gjermanisë ka vendosur ta tërheqë fanellën me numër 14 që e ka mbajtur Nowitzki.
“Ky është një nderim i jashtëzakonshëm. Gjithnjë kam dashur të luaj për përfaqësuese dhe gjithnjë kam dhënë më të mirën”, ka thënë Nowitzki, që është ambasador i Eurobasketit.
Në nderim të tij është organizuar një ceremoni në Koeln, para ndeshjes së Gjermanisë me Francën.