Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania në çerekfinale

Gjermania ka zënë vend në çerekfinale të Eurobasketit. Në një të tetën e finales, Gjermania e mposhti Malin e Zi. Ndeshja u luajt të shtunën mbrëma në Berlin, ndërsa u fitua nga gjermanët me rezultatin 85:79.

Lojtarët e Malit të Zi kanë luajtur shumë zbehtë në pjesën e parë, ndërsa ishin pranë rikthimit sensacional në pjesën e dytë. Por gjermanët megjithatë mbajtën epërsinë dhe shënuan fitore.

Dennis Schroder ishte më i miri te Gjermania me 22 pikë e tetë asistime. Te Mali i Zi u dallua amerikani Kenndrick Dennard Perry me 25 pikë e gjashtë asistime.