Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjermania me mungesë të rëndësishme ndaj Japonisë

Leroy Sane nuk do të mund ta ndihmojë Gjermaninë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

Federata e Futbollit të Gjermanisë, ka njoftuar të martën se Sane nuk do të paraqitet kundër Japonisë për shkak të lëndimit.

Detaje shtesë për lëndimin e gjurit të sulmuesit të krahut nuk janë dhënë, por gjasat janë të mëdha që ai të mungojë edhe në duelet tjera të Grupit E, i cili përbëhet edhe nga Spanja e Kosta Rika. Dueli mes Gjermanisë dhe Japonisë, zhvillohet të mërkurën prej orës 14:00.

Sane para Botërorit ka treguar formë të mirë te Bayerni, ku ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 6 asistime në 19 ndeshje në të gjitha garat.