Përfaqësuesja e Gjermanisë është në epërsi ndaj Islandës pas pjesës së parë. Ndeshja që po luhet në Reykjavik dhe i takon Grupit J eliminator për Botërorin e vitit të ardhshëm, ka përfunduar 2:0 pas 45 minutave lojë, në favor të Gjermanisë.
Sulmuesi Serge Gnabry ka kaluar në epërsi Gjermaninë në minutën e katërt kurse Antoio Ruediger ka shënuar 24-të, për ta dyfishuar epërsinë. Gjermania, aktualisht është lidere e grupit, ndërsa Islanda zë vendin e parafundit. Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë është pa gola pas pjesës së parë. Ndërsa, baras është edhe dueli mes Armenisë dhe Lihtenshtajnit (1:1).