Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjenerata '87 e Barcelonës

Të gjithë e njohin klasën 92 të Manchester Unitedit, por klasa 87 e Barcelonës - e njohur sipas vitit të lindjes së Lionel Messit, Cesc Fabregasit dhe Gerard Piques - mund të ketë qenë skuadra më e mirë U-15 e të gjitha kohërave.

Në prill të vitit 2003, skuadra “kadet B” e Barcelonës, në të cilën gjendeshin talentet më të mira të akademisë La Masia për këtë grupmoshë, shkeli çdo gjë para vetes, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Messi ishte në zemër të suksesit, përkrah Fabregasit dhe Piques.

Fotoja e skuadrës para ndeshjes së Kupës së Katalonjës kundër Espanyolit është një imazh i jashtëzakonshëm, ku në të gjenden së bashku yj të mëdhenj të tashëm, përfshirë Messin me një maskë në fytyrë.

Messi shënoi dy gola atë ditë dhe Pique një tjetër në fitoren 3:0. Fitoi tri trofe atë vit pa lëshuar asnjë pikë në ligë. Por klasa 87-të së shpejti u nda, ku Fabregas kaloi tek Arsenali atë verë dhe Pique te Manchester Unitedi një vit më vonë. Ndërkohë Messi arriti të ngjitet në majë pa pasur nevojë të largohet nga Barcelona.

Storiet e tyre janë të njohura, por cilët janë anëtarët e tjerë të tinejxherëve që pushtuan çdo gjë dhe çfarë ka ndodhur me ta?... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)