Liverpooli ka barazuar me Brightonin në ndeshjen e xhiros së nëntë në Premier Ligë.
Reds barazuan 3:3 në “Anfield” të shtunën në mesditë.
Leandro Trossard ishte i jashtëzakonshëm për mysafirët. Ai realizoi het-trik. Shënoi në minutën e 4-t, 17-të dhe 83-të.
Për Liverpoolin, realizoi Roberto Firmino (33’ 54’) dhe autogoli i Websterit (63’).
Pas shtatë ndeshjeve, Liverpooli ka dhjetë pikë në vendin e nëntë. Brightoni është i katërti me 14 pikë.