Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjakova synon të artën në Evropianin e xhudos

Xhudistja kosovare Nora Gjakova, ka thënë se ka qenë e sëmurë në luftën e djeshme në Antalya Grand Prix, ku megjithatë u nda me medalje të artë.

“Jam vërtetë e lumtur, sepse kjo është medalja ime e parë e artë. Është shumë me rëndësi sepse kampionati evropian është afër dhe kjo është një dëshmi se ne jemi në formë të mirë. Kjo nuk ishte paraqitja ime më e mirë sepse kam qenë e sëmurë për këto tri ditë, kështu që më vjen mirë që edhe në këtë gjendje arrita të marrë medalje”, ka thënë Gjakova.

Gjakova po sheh drejt evropianit dhe pas saj të nis menjëherë përgatitjet për sukses edhe në kampionatin botëror.