14:23 - Nora Gjakova me vështirësi ka mposhtur portugezen Telma Monteiro për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e Evropianit që po mbahet në Izrael.
Gjakova fitoren e siguroi pas “pikës së artë”.
Në gjysmëfinale Gjakova do të përballet me rusen Anastasja Konkina.
Gjakova në çerekfinale të Evropianit
Nora Gjakova ka fituar edhe luftën e dytë për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian Tel Aviv 2018.
Xhudistja në kategorinë -57 kilogramë, mposhti me ippon Acelya Toprak të Britanisë së Madhe.
Në çerekfinale takohet me fituesen e çiftit, Telma Monteiro (Portugali) – Tena Sikic (Kroaci).
Artikuj të ngjashëm