Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjakova humb në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

Nora Gjakova nuk ka arritur të kualifikohet në Evropianin e xhudos që po mbahet në Poloni.

Ajo u mposht në gjysmëfinale nga xhudistje franceze, Priscilla Gneto në kategorinë deri 57 kilogramë, transmeton Koha.net.

Megjithatë ajo ende ka gjasë që të kthehet me medalje nga Polonia, pasi tani lufton për të bronztën.

Kundërshtare e saj për të bronztën është bullgarja Ivelina Ilieva.