Sulmuesi francez Olivier Giroud është i gatshëm që karrierën ta vazhdoj në Ligue 1, te skuadra e Lyonit.
Mediumet franceze kanë raportuar të mërkurën se Giroud tashmë ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Lyonit, ekip që e ka kërkuar para fillimit të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.
32-vjeçari, ka kontratë me Chelsean deri në muajin qershor dhe te Lyoni mund të transferohet si futbollist i lirë. Ai këtë edicion ka patur minutazhë të vogël te Chelsea, duke shënuar dhjetë gola dhe asistuar shtatë herë në 34 ndeshje.
Giroud në janar të vitit të shkuar iu bashkua Chelseat nga Arsenali kurse karrierë ka bërë edhe te Montpellieri, Toursi, Grenoble e Istresi. Ai është reprezentues i Francës.