Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Girona fiton sërish, barazohet me pikë me Realin

Girona ka shënuar fitoren e tetë të edicionit dhe tani prinë me Real Madridin me nga 25 pikë.

Girona të dielën fitoi ndaj Almerias 5:2, në ndeshjen e xhiros së dhjetë të La Ligas.

Leo Baptistao realizoi dy gola për mysafirët në minutën e dytë dhe të 24-t. Ivan Martin, Artem Dovbyk me dy gola, Savio dhe Cristhian Stuani, me shënimet në pjesën e parë e të dytë, i siguruan fitoren vendësve. Almeria mbetet në vendin e fundit në tabelë me vetëm tri pikë, në tri barazime.

Girona aktualisht në La Liga e ka sulmin më të mirë.