Alain Giresse ka folur edhe për sulmuesin e krahut, Ermal Krasniqin që këtë vit po kalon një formë fantastike me fanellën e Clujit në Rumani. Giresse ka thënë se Krasniqi ishte në paralistën e tij, por nuk është ftuar për këto dy takime.
Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë që ta ftojë Krasniqin, duke thënë se ende nuk e di gjendjen e plotë të lojtarëve që i ka ftuar. Madje, ai ka thënë se Arbnor Muja ka një shqetësim dhe mbetet të shihet. “Sa i përket Krasniqit, ai bën pjesë në atë që e quajmë paralistë.
Ai është pjesë e kësaj paraliste dhe nuk është ftuar. Por, ende nuk dihet pasi mund të ketë ndryshime ditët në vijim për shkak se Arbnor Muja ka një shqetësim dhe mbetet të shihet situata e tij”, ka shtuar Giresse.
-
Giresse për KOHËN: Ermal Krasniqi është një lojtar që e ndjek
-
Mediumi rumun: Kosovarët kanë impresionuar në Rumani
-
Giresse pret që lojtarët të jenë maksimalisht të motivuar për ta mposhtur Rumaninë
-
Giresse thotë se Rumania është favorite, paralajmëron befasi në Prishtinë
-
Kërkesa e “shantazhe”, zbulohen arsyet për mungesat e bujshme