Ish-futbollisti i Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se Jose Mourinho, është trajneri i duhur për ta udhëhequr Manchester Unitedin, pavarësisht startit të dobët në Premierligë.
“Manchester United ka një menaxher tashmë në stolin e tyre. Klubi është duke kaluar një fazë të vështirë, por gjithmonë ka faza të vështira, transmeton KTV.
“Nuk e di ku do të shkojë Manchester United pas Jose Mourinhos. Mendoj që ata kanë njeriun e duhur në stol dhe duhet t’i qëndrojnë afër atij. Klubi, lojtarët dhe tifozët duhet të bashkohen për të fituar”, deklaroi Giggs.
Manchester United në dy ndeshjet e fundit në Premierligë, ka dy humbje duke i rrezikuar postin e trajnerit te “Djajtë e Kuq”, portugezit.
Artikuj të ngjashëm