Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gëzimi i Bayernit mbetet i shkurtër, problemet vazhdojnë

Qëndrimi i Bayern Muenchenit në krye të Bundesligës ka qenë i shkurtër dhe problemet kanë mbetur.

Bayerni përkohësisht u ngjit në krye në Bundesligë, pasi mposhti Herthan e Berlinit të shtunën me shifrat 1:0, mirëpo Borussia Dortmundi e ktheu kreun të dielën me fitore 3:2 në shtëpi ndaj Bayer Leverkusenit.

Pas ndeshjes së Bayernit, Rafinha kritikoi trajnerin Niko Kovaç se po e aktivizon pak. Mbrojtësi nuk ka luajtur për Bayernin që nga humbja 3:1 në udhëtim ndaj Leverkusenit më 2 shkurt.

"Nëse nuk ke fare minutazhë dhe nuk luan, atëherë është e vështirë të përgatitesh. Unë bëj punën time, stërvitem mirë, por trajneri nuk llogarit në mua dhe nuk ia kam idenë pse", ka deklaruar Rafinha... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)