Sport

Genoa interesohet për Kryeziun

Skuadra nga Serie A, Genoa ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, qendërmbrojtësin Mirlind Kryeziu, kanë raportuar mediumet italiane.

Bëhet e ditur se Genoa po synon transferimin e Kryeziut në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata me skuadrën e Zuerichut.

Te ekipi italian, Kryeziu po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen pas paraqitjeve të mira që i ka pasur këtë sezon te skuadra zvicerane.

24-vjeçari këtë sezon në 17 ndeshje për Zuerichun, ka shënuar edhe dy gola.

Ai para fillimit të këtij edicioni u kthye te Zuerichu pas huazimit prej gjashtë muajve që e pati te Kriensi në kategorinë e dytë të Zvicrës.

Kryeziu në shtator të këtij viti ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës dhe deri më tani, i ka dy paraqitje me “Dardanët”.