Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gatusso: Parma e frikshme në kundërsulme

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka paralajmëruar ekipin e tij që nëse luajnë si ndaj Dudelanges edhe kundër Parmës do ta humbin ndeshjen.

Ai e ka cilësuar si të frikshme kundërsulmet e Parmës, transmeton Koha.net. Këto komente i ka bërë në prag të sfidës së të dielës në Serie A, që nis në ora 12:30.

“Duhet të respektojmë kundërshtarët dhe të kuptojmë kualitetet që posedojnë. Parma është një ekip që mbyllet dhe është e frikshme kur kundërsulmon. Duhet t’i detyrojmë që të vrapojnë më shumë kur ne kemi topin, por të bëjmë kujdes kur kundërsulmon. Në San Siro do të vijnë rreth 60 tifozë dhe duhet t’i bëjmë krenarë”, ka thënë Gattuso në konferencë për media.