Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gattuso: Kundër Beneventos si në finale të Ligës së Kampionëve

Gennaro Gattuso u ka kërkuar lojtarëve të tij që ndeshjen kundër Beneventos ta shohin sikur finale të Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë një betejë. Është e vërtetë të Benevento ka 0 pikë, por kanë ndryshuar që prej ardhjes së trajnerit Roberto De Zerbi. Janë të rrezikshëm dhe kanë mentalitet të fortë. Luajnë në atmosferë të bukur dhe mendoj se Benevento meritoi më shumë kundër Atalantas dhe Juventusit”, ka thënë Gatusso.

“Duhet t’i mbyllim sytë dhe të mendojmë sikur të ishte finale e Ligës së Kampionëve sepse ashtu është e rëndësishme për ne”, ka shtuar ai.

“Nuk është sekrete që unë dua mentalitet të fortë dhe shpirt ekipor. Tentuam diçka të re në stërvitje, por mbrojtja me tre lojtarë mbetet dhe kemi punuar me koncepte të qarta”.