Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se Gonzalo Higuain dëshiron largimin në këtë afat kalimtar.
Higuain nuk pati ndonjë ndikim në fitoren prej 0-2 të Milanit, në vazhdime, ndaj Sampdorias në Kupën e Italisë dhe Gattuso nuk e ka mohuar se “El Pipita” dëshiron të transferohet te Chelsea, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi një marrëdhënie shumë të sinqertë, i themi gjërat në fytyrë. Është një sinqeritet i madh. Kur një lojtar merr një vendim, është e vështirë t’ia ndryshosh mendjen. Momentalisht ai është lojtar i Milanit, dhe jemi duke e mbajtur fort. S’e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.