Gennaro Gattuso e ka falur sulmuesin Danny Welbeck për simulimin në ndeshjen kundër Arsenalit, derisa ka paralajmëruar Milanin se Chievo paraqet një “pengesë” për serinë pozitive të klubit.
Kuqezinjtë italianë u eliminuan nga Europa Ligë me reagime të ashpra kur Welbeck simuloi për të siguruar një penalti.
“Mediat angleze i janë vërshuar atij sepse janë komb sportiv dhe besojnë në sinqeritet”, ka thënë Gattuso në konferencën për media.
“E di si mendojnë atje sepse kam luajtur në Britani kur isha 20 vjeç. Nuk dua t gjykoj sepse kur isha lojtar kam tentuar të shfrytëzoj incidentet e vogla”, ka shtuar trajneri italian.
“Askush nuk dëshiron të pësojë humbje dhe unë do të isha hipokrit të thosha se ai ishte gabim. E vërteta është se ai nuk bëri gabim por zyrtarët që e akorduan atë penalti. Ato dy ndeshje ishin të rëndësishme për ne që të rrisnim formën, të fitonim përvojë dhe mentalitet, sepse duam aso mbrëmje sezonin e ardhshëm”.