Eliminimi nga Liga e Evropës i Milanit këtë mesjavë ka vënë në pikëpyetje të ardhmen Gennaro Gattusos.
Grupi ishte brenda mundësive të Milanit, eliminimi njollos historinë kuqezi në Europë, teksa në nivel ekonomik vazhdimi i rrugëtimit europian do të sillte të ardhura shtesë në arkat e klubit.
Gattuso do të ketë një detyrë të vështirë deri në fund të sezonit teksa do t’i duhet të sigurojë Milanit një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, transmeton kp.
Por pyetjet se kush do ta zëvendësojë Gattuson. Ëndrra ngelet Antonio Conte i cili është i pa punë pas aventurës 2 vjeçare me Chelsean.
Megjithatë ai do të vazhdojë të drejtojë Milanin deri në fund të sezonit, teksa ka dhe konfirminim nga drejtuesit.