Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka përjetuar momente të veçanta gjatë fluturimit mbi vendet e rralla të Kosovës.
Gjithashtu, ai me këtë rast është shprehur se do të mbështesë sportet në përgjithësi, e në veçanti sportet specifike të cilat po zhvillohet me shpejtësi në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Bashkë me pilotët e Klubit ‘Ballonat e Sahit Ukës’ përjetova momente të veçanta gjatë fluturimit mbi bukuritë e rralla natyrore që ka vendi ynë.
Si ministër i sportit jam i vendosur të mbështesë sportet në përgjithësi, e në veçanti sportet specifike të cilat me shpejtësi po zhvillohen në Kosovë. Padyshim që këto suksese të sporteve dhe sportistëve tonë janë duke ardhur si rezultat i mbështetjes së madhe nga MKRS-ja”, ka shkruar ministri Gashi në Facebook.
-
Gashi: Sporti i paraglajdizmit të promovohet sa më shumë në Kosovë
-
Hapet panairi i librit në Ferizaj
-
Zyrtarizohet sporti i Ragbit në Kosovë, shtohet edhe një federatë e re
-
Gashi bën thirrje për amandamentim dhe zbatim të ligjit për sponsorizime
-
KBF Prishtina dhe KFF Mitrovica shpërblehen me nga 10 mijë euro