Për afro 30 vjet Shark Week (Java e peshkaqenit) ka qenë një mënyrë e sigurt për Discovery Channelin për të krijuar bujë për vete së paku një herë një vit.
Apetiti i publikut për programin e bazuar në peshkaqenë dukej i pafund, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe këtë vit kanali e tejkaloi edhe veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë qendër ishte një përballje mes olimpistit më të dekoruar, notarit amerikan Michael Phelps dhe një peshkaqeni të bardhë të madh.
Kush do të fitonte? A do të qëndronte peshkaqeni në korsinë e vet, apo do të kthehej për të sulmuar fituesin e 23 medaljeve të arta olimpike? “Phelps kundër peshkaqenit” dukej se do t'u përgjigjej këtyre pyetjeve.
Gara u transmetua të dielën mbrëma dhe shpresat e mëdha u kthyen në zhgënjim. Programi u duk po aq real sa filmi “sci-fi” “Sharknado”.
Së pari, nuk ishte saktësisht një garë. Phelps notoi i vetëm, në një garë në stil kronometri, në ujërat e Afrikës së Jugut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.