Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gabon Chelsea, zbeh gjasat për kualifikim në Champions

Chelsea është ndalur vetëm me barazim me Huddersfieldin për të zbehur me të madhe gjasat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” barazuan 1 me 1 në shtëpi me Depoitren që shënoi për mysafirët, e Alonson që realizoi për ekipin e Antonio Contes.

Me vetëm një xhiro deri në fund të sezonit, Chelsea ka 70 pikë të tubuara në pozitën e pestë. Dy pikë më shumë ka Liverpooli që është i treti. Tani Chelseat i duhet patjetër të shpresojë në humbjen e Liverpoolit në xhiron e fundit dhe të fitojë vet për të siguruar pozitën e katërt.