Futbollisti i Llapit, Benjamin Emini i ka dhënë fund beqarisë.
Mbrojtësi i Llapit është martuar me Natyrë Batatinën, vajzën e drejtorit të Llapit, Tahir Batatinës, i mirënjohur për opinionin sportiv kosovar.
Me këtë rast, Batatina i ka kushtuar një shkrim emocionues vajzës së tij dhe dhëndrit, duke u uruar shëndet gjatë gjithë jetës.
“Ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë gëzimi im i parë. Çdo ditë i falënderohem Zotit që kam një vajzë si ti. E di që Zoti e ka shkruar që vajzat të jenë për derën e huaj por të premtoj ty më e dashura ime që do të vizitoj sa me shpesh të jetë e mundur, shtëpia jote është tek ne gjithmonë. Ajo ishte lumturia e shtëpisë tonë dhe tani do t’i japë dritë shtëpisë tënde. Unë po të jap ty princeshën time, ndaj bëje atë të jetojë si një mbretëreshë. Urime Martesa, paçi gjithmonë lumturi në jetë. Natyrë T. Batatina dhe Benjamin Emini”, ka shkruar Batatina.
