Mesfushori i Montpellierit, Junior Samba është në kujdes intensiv për atë që frikësohet të jetë simptomë e rëndë e koronavirusit.
23-vjeçari do të jetë lojtari i parë i Ligue 1 që preket nga virusi, nëse konfirmohet se është infektuar me Covid – 19.
Sambia është pranuar në spital të hënën në mëngjes, ndërsa të enjten është dërguar për kujdes intensiv, ka shkruar L’Equipe.
Simptomat e tij janë të vazhdueshme dhe të njëjta me ato të personave të prekur nga Covid -19. Por Montpellieri ka refuzuar të jap më tepër detaje.
“Pas problemeve me tretje dhe me frymëmarrje, një lojtari i skuadrës sonë është hospitalizuar në Montepllier për dy ditë, që të ketë kujdesin e duhur”, thuhet në komunikatë.
Edhe
Futbollisti 23-vjeçar në komë artificiale pas testimit pozitiv për koronavirus
Asnjë lojtar në Ligue 1 të Francës deri më tani nuk është prekur nga koronavirusi, ka njoftuar RMCSport.
Por jug-koreani, Hyun-jun Suk, që luan në Ligue 2, ishte i pari sportist profesionist në Francës që u infektua nga virusi, më 13 mars. Ai është shëruar tashmë.