Pritjet e Schalkes për Donis Avdijajn ishin të mëdha. Aq të mëdha saqë në kontratën e parë me të vendosi klauzolë lirimi në vlerë prej 49 milionë eurosh. Edhe synimet e futbollistit, sot 21-vjeçar, ishin të mëdha.
Por, sot lojtari është pranë largimit nga klubi gjerman pa asnjë cent. Schalke thuajse ka hequr dorë nga ai, shkruan sot Koha Ditore.
Si Avdijaj që vlerësohej lart, por që nuk ka arsyetuar pritjet, ka edhe shumë futbollistë shqiptarë.
Pak vjet më parë Bayern Muencheni kishte shpresën se po rriste një yll. Mbrojtësi Ylli Sallahi dështoi të luante për ekipin e parë të Bayernit. Madje sot është lojtar i lirë në pritje të ndonjë skuadre. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).