Kampionati Botëror “Katari 2022” do të jetë pa disa prej futbollistëve më të vlefshëm, të cilët nuk arritën të kualifikohen me përfaqësueset e tyre për këtë turne që mbahet në fund të vitit.
Italia është njëra prej përfaqësueseve të mëdha që nuk do të jetë e pranishme në këtë ngjarje. Në fakt, për Italinë, kjo është hera e dytë rresht që nuk kualifikohet në Botëror. Kështu që, Federico Chiesa, Marco Verratti e Gianluigi Donnarumma janë tre prej futbollistëve më të vlefshëm italian që nuk do të paraqiten në Katar.
Po ashtu në mesin e lojtarëve tjerë të vlefshëm që nuk do të jenë në këtë ngjarje janë edhe Erling Haaland e Mohamed Salah.
Prej futbollistëve afrikanë, do të mungojë sulmuesi Victor Osimhen, i cili nuk arriti ta ndihmojë Nigerinë që të kualifikohet në Botëror.
-
FIFA paraqet dhjetë përfaqësueset që synojnë të kthehen në skenën më të madhe
-
Yje të shumtë mbesin jashtë Botërorit
-
Lojtarët që do t’i mungojnë Botërorit “Katari 2022”
-
Shifra të veçanta që mund të kalohen në botërorin “Katari 2022”
-
Salah, Haaland e Ibrahimoviq në mesin e yjeve që do të mungojnë në Katar