Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollistët e Ajaxit refuzojnë shkëmbimin e fanellave me ata të Napolit

Një episod i veçantë kanë ndodhur në zhveshtoret e stadiumit “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes me Ajaxit dhe Napolit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se futbollistët e Ajaxit kanë refuzuar t’i shkëmbejnë fanellat me ata të Napolit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra italiane të martën mbrëma, e mposhti thellë Ajaxin 6:1 duke ia shkaktuar humbjen më të thellë në shtëpi në kuadër të garave evropiane.

Pas përfundimit të ndeshjes, një anëtar i stafit të Napolit kishte shkuar në zhveshtoren e Ajaxit për një shkëmbim të zakonshëm fanellash. Ai kishte pasur me vete fanellat e disa prej protagonistëve të Napolit në këtë ndeshje dhe ua ka dorëzuar stafit të Ajaxit.

Megjithatë, pak minuta më vonë, një person i stafit të Ajaxit ia ka kthyer atij prapa fanellat e Napolit duke i thënë se futbollistët e ekipit holandez nuk ishin të interesuar aspak në këtë shkëmbim duke refuzuar një gjë të tillë kategorikisht.

VIDEO: