Sektori i Licensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njoftoi se ka filluar procesi i licencimit të klubeve shqiptare për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2020-2021.
Ky proces do të përfundojë më 31 mars 2020, sipas afateve të vendosura nga UEFA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces.
Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike dhe rëndësinë më të madhe në raport me kriteret e tjerë.
Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar të marrin pjesë në seminarin që organizohet më datë 12 dhjetor 2019 nga Federata Shqiptare e Futbollit.