Eintracht Frankfurti e ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Evropës kundër Betisit si mysafir me rezultatin 2:1.
Ky duel u zhvillua të mërkurën mbrëma në Sevilla.
Filip Kostiq (14’) dhe Daichi Kamada (32’) realizuan golat e fitores për skuadrën gjermane.
Rafael Borre humbi një penallti në fillim të pjesës së dytë për Frankfurtin.
Ndërkaq, golin e vetëm për Betisin e shënoi Nabil Fekir në minutën e 30-të.
Ndeshja e kthimit luhet në Frankfurt me 17 mars.
Artikuj të ngjashëm